https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Cilat shtete evropiane kanë përqindjen më të lartë të duhanpirësve?

Cilat shtete evropiane kanë përqindjen më të lartë të duhanpirësve?

Përqindja e duhanpirësve në BE ka mbetur pothuajse e pandryshuar që nga viti 2020, tregojnë të dhënat.

Bëhet e ditur se gati një e katërta e qytetarëve të BE-së (24%) janë duhanpirës.

Sondazhi i fundit i Eurobarometrit mbi duhanpirjen thekson se shkalla e pirjes së duhanit ka mbetur relativisht e pandryshuar midis 2020 dhe 2023, me vetëm një rënie prej 1%.

Raportohet se duhanpirësit më të mëdhenj janë në Evropën Lindore dhe Juglindore, me 37% në Bullgari, 36% në Greqi, 35% në Kroaci dhe 34% në Rumani.

Suedia ka shkallën më të ulët të duhanpirësve 8%, e ndjekur nga Holanda 11% dhe Danimarka 14%.

Ndërsa burrat kanë më shumë gjasa të pijnë duhanin sesa gratë (28% kundrejt 21%).

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në të njëjtën kohë, 56% thonë se nuk kanë pirë kurrë duhan në jetën e tyre, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Meshkujt e rinj me vështirësi financiare kanë më shumë gjasa të pinë duhan

https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/

Përqendrimi më i lartë i duhanpirësve është në grupmoshën 25-39 vjeç (32%), ndërsa përqindja më e ulët është tek ata të moshës 55 vjeç e lart.

Personat e papunë kanë më shumë gjasa të pinë duhan (40%), të ndjekur nga punëtorët fizikë (37%) dhe menaxherët (20%).

Përqindja e duhanpirësve është më e lartë në mesin e njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e faturave (38%) sesa tek njerëzit që nuk janë përballur kurrë me këto probleme (21%).

Cigaret në kuti mbeten më të njohurat, me 77% të duhanpirësve që i zgjedhin ato, krahasuar me 23% që preferojnë cigaret e mbështjella me dorë.

Konsumi ditor ndryshon shumë në të gjithë bllokun, me mesataren 14 cigare në ditë, një normë që ka mbetur e qëndrueshme që nga viti 2020.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se përqindja e njerëzve që përdorin cigare elektronike është vetëm 3%.

ADVERTISEMENT

Duhani është shkaktari kryesor i kancerit të parandalueshëm

Ndryshe, duhani mbetet rreziku më i madh për shëndetin dhe është përgjegjës për 700,000 vdekje në vit vetëm në BE.

Për më tepër, rreth 50% e duhanpirësve vdesin para kohe, mesatarisht 14 vjet më herët se jo duhanpirësit.

Konsumimi i duhanit është gjithashtu shkaku kryesor i kancerit të parandalueshëm, me 27% të të gjithë tumoreve që i atribuohen përdorimit të tij, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. /Telegrafi/

Post Views: 156

Poste të ngjashme

Po lahej në det, mbytet një turiste të Shkëmbi i Kavajës

Po lahej në det, mbytet një turiste të Shkëmbi i Kavajës

16/06/2025, 19:48

  Mbytet turistja e huaj në Shkëmbi i Kavajës Një turiste e huaj është mbytur në zonën e Shkëmbit të...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në rrjetin energjetik, deklarohet KEDS

Njoftimi nga KEDS për punimet në rrjet – vendet që do të mbesin pa rrymë nesër në Podujevë

16/06/2025, 17:01

  Njoftimi nga KEDS për punimet në rrjet17.06.2025 1. Nga NS 220/35/10(20)   Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10kV Llausha (kodi: 14000013) nga ora 09:00 deri...

VIDEO/ Ishte në transmetim direkt, Izraeli bombardon televizionin shtetëror iranian

VIDEO/ Ishte në transmetim direkt, Izraeli bombardon televizionin shtetëror iranian

16/06/2025, 16:53

Ashtu siç paralajmëroi, Izraeli ka rinisur një sulm më të gjerë në Iran. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ka goditur selinë...

23-vjeçarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”, votimi i hapur

23-vjeçarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”, votimi i hapur

16/06/2025, 16:27

Ekspertja në fushën e sigurisë kibernetike, Dredhza Braina, është përzgjedhur si finaliste në kategorinë “Barrier Breaker” për çmimin ndërkombëtar Cybersecurity...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Identifikohet gruaja që u gjet pa shenja jete në Prishtinë – Mjekët konstatuan shenja dhune, dyshohet për vdekje të dyshimtë

16/06/2025, 16:20

  Identifikohet gruaja që u gjet pa shenja jete në Prishtinë – Mjekët konstatuan shenja dhune, dyshohet për vdekje të...

Lajmi i fundit

Po lahej në det, mbytet një turiste të Shkëmbi i Kavajës

Po lahej në det, mbytet një turiste të Shkëmbi i Kavajës

16/06/2025, 19:48
Erërat e forta shkaktojnë dëme në rrjetin energjetik, deklarohet KEDS

Njoftimi nga KEDS për punimet në rrjet – vendet që do të mbesin pa rrymë nesër në Podujevë

16/06/2025, 17:01
VIDEO/ Ishte në transmetim direkt, Izraeli bombardon televizionin shtetëror iranian

VIDEO/ Ishte në transmetim direkt, Izraeli bombardon televizionin shtetëror iranian

16/06/2025, 16:53
23-vjeçarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”, votimi i hapur

23-vjeçarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”, votimi i hapur

16/06/2025, 16:27
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv