Behgjet Pacolli mbrëmë zhvilloi takim me qytetarët e Hajvalisë në Prishtinë.
“Energjia dhe përkrahja e tyre më ka dhënë gjithmonë forcë dhe bindjen se jemi në rrugën e duhur. Ata edhe këtë herë më konfirmuan se Koalicioni për Familje, është për secilën familje kosovare – për një të ardhme më të sigurt.”, ka shkruar mes tjerash ai.
Statusi i tij i plotë:
Mbrëm, në Hajvali, mikpritja e përzemërt nga qindra qytetarë, me të cilët ndajmë jo vetëm lagjen ku jetojmë, por edhe rrënjët e përbashkëta nga fshati ynë i origjinës më nderoi dhe më dha kënaqësi.
Energjia dhe përkrahja e tyre më ka dhënë gjithmonë forcë dhe bindjen se jemi në rrugën e duhur. Ata edhe kësaj radhe më konfirmuan se Koalicioni për Familje, është për secilën familje kosovare – për një të ardhme më të sigurt.
Unë i sigurova se do të jemi gardian të ruajtjes së familjes së shëndoshë. Ai që nuk e respekton shenjtërinë e familjes, ai që nuk e mbron këtë vlerë themelore të shqiptarëve, nuk duhet të ketë as votën dhe as besimin e qytetarëve