Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sonte në tubimin e mbajtur në Drenas u shpreh se pas 9 shkurtit do ta kemi një standard të ri në politikë.
Ai tha se do ta funksionalizojmë sistemin e sigurimeve shëndetësore dhe se asnjë qytetar nuk do të mbetet pa trajtim mjekësor.
Hamza gjithashtu u shpreh se duhet kuptuar që shëndetësia nuk është luks, por siç tha ai, është e drejtë themelore e secilit.
“Pas 9 shkurtit do ta kemi një standard të ri në politikë, një qeveri të re, një qeveri që punon dhe e mban fjalën, prandaj qysh në muajt e parë që qeverisjes ne do t’i rrisim pagat për 50 për qind në sektorin publik”.
“Pensionet bazë do t’i rrisim për 70 për qind, kategoritë më meritore, kategoritë e dala nga lufta, jo vetëm që do të marrin pensione më të larta, por do të kenë të drejtë edhe të punojmë edhe t’i marrin pensionet. Kjo rritje do ta forcojë fuqinë blerëse dhe do ta çojë përpara ekonominë tonë”.
Do ta funksionalizojmë sistemin e sigurimeve shëndetësore, asnjë qytetar nuk do të mbetet pa trajtim mjekësor. Barnat esenciale do të jenë falas, duhet ta dimë dhe ta themi që shëndetësia nuk është luks, është e drejtë themelore e secilit”, u shpreh tutje Hamza./Klankosova.tv.