Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur sot tubimin e madh në qytetin e Istogut.
Gjatë fjalimit Abdixhiku deklaroi se janë vetëm 4 ditë larg fitores.
“Në këtë kala të pamposhtur, në këtë shtëpi tonën, ja ku jemi sërish, në prag, mu në prag të fitores së madhe, për të marrë bekimin tuaj, për të marrë motivin tuaj, për të marrë mbështetjen tuaj, për t’i prirë Kosovës në katër vitet e ardhshme”, tha Abdixhiku.
Sepse, siç e kemi shumë të qartë tashmë, kohërat dhe ndryshojnë, gjërat dhe lëvizin, akterët vijnë e shkojnë, por një gjë mbetet e pandryshueshme, mbetet gjithnjë e njëjtë.