Ka përfunduar pa fitues ndeshja e javës së 21-të e Superligës së Kosovës në futboll, mes Llapit dhe Malishevës.
Rezultati përfundimtar pas 90 minutave lojë në stadiumin ”Zahir Pajaziti”, ishte i barabartë 0-0.
Kjo ishte një pikë e rëndësishme për skuadrën nga Podujeva, pasi po lufton për mbijetesë, duke u renditur në vendin e nëntë në tabelë, më 22 pikë.
Në anën tjetër, Malisheva ka bërë një hap prapa në garën për vendin e parë, pasi ka 34 pikë, duke mbetur 13 pikë prapa liderit aktual Dritës./IndeksOnline/