Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur të votojë buxhetin e Gjilanit për vitin 2025, një vendim që është konfirmuar nga kryetari i degës, Lutfi Haziri.
Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka shpjeguar situatën e bllokuar që ka penguar miratimin e buxhetit për Komunën e Gjilanit për një periudhë kohore.
Ata janë hapat të domosdoshëm që ekzekutivi është obliguar t’i marrë, por asnjë veprim nuk është realizuar. Paramendoni, z. Hyseni ka propozuar ministrit që të shpërbëjë Kuvendin Komunal. Por askush nuk ka autoritet për të shpërndarë kuvendin, përveç në rast se ai nuk është funksional për 6 muaj”, ka thënë Haziri.
Haziri është pyetur edhe për zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 9 shkurt dhe për mundësinë e krijimit të një koalicioni me Albin Kurtin ose opozitën.
“Ne po presim certifikimin e rezultateve dhe nuk kemi për të bërë deklarata derisa ato të certifikohen”, ka thënë ai shkurtimisht.
/Indeksonline/