Skuadra e Llapit është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, pasi mposhti minimalisht Malishevën me rezultatin minimal 1:0.
Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Ardit Tahiri në minutat e fundit të pjesës së parë, shkruan Indeksonline
Skuadra e Malishevës mbeti me një lojtar më shumë në fushë në minutat e fundit, por nuk arriti ta barazonte rezultatin.
Llapi i Tahir Batatinës tashmë ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, ku ky raund pritet të jetë me dy ndeshje, vajtje-ardhje./Indeksonline/