Presidenti ukrainas u këshillua të vishte një kostum në Shtëpinë e Bardhë dhe Donald Trump u ofendua kur nuk e bëri, sipas raporteve.
Përpara takimit historik, Volodymyr Zelenskyy u këshillua nga ekipi i Trumpit që të heqë dorë nga veshjet e tij të zakonshme të stilit ushtarak për diçka më formale, raporton media amerikane “Axios”, transmeton “SkyNews”.
Megjithatë, ai nuk e bëri, përkundrazi vendosi të paraqitet me rroba të zeza.
Kjo e irritoi Trumpin përpara asaj që shpejt eskaloi në një takim të stilit të aksidentit automobilistik, sipas dy burimeve që folën për “Axios”, shkruan Klankosova.tv.
Mes konfliktit të vazhdueshëm në Ukrainë, i cili ka rezultuar në vdekjen e mijërave, ishte veshja e Zelenskyt që dukej se e çoi takimin në një rrugë të keqe.
Ndërsa Trump i shtrëngoi dorën Zelenskyt në hyrje të West Wing, ai tha: “Është veshur shumë formal sot”.
Më pas, gjatë konferencës katastrofike për shtyp, reporteri Brian Glenn e pyeti Zelenskyn, “pse nuk vesh kostum”, duke e akuzuar atë për mungesë respekti për Amerikën.
“Unë do të vesh një kostum kur kjo luftë të përfundojë”, u përgjigj udhëheqësi ukrainas. “Ndoshta diçka si e jotja. Ndoshta diçka më e mirë. Ndoshta diçka më e lirë”.
Në gjuhën ukrainase, fjala “kostium” (shqiptohet “kostum”) do të thotë sikurse në shqip, “kostum”.
Pse Zelensky nuk vesh kostum?
Zelensky, i cili u zgjodh në vitin 2019, shihet shpesh i veshur me bluza të gjelbra ulliri, të zbukuruara me ngjyrat e flamurit ukrainas, së bashku me çizmet luftarake.
Është një sinjal për botën se vendi i tij është ende në luftë. Ai pasqyron solidaritetin e tij me forcat e armatosura dhe ata që luftojnë në vijën e frontit.
Veshja e zakonshme shërben si një kujtesë se Ukraina është një fushë beteje aktive.
Ndërsa Zelensky kishte veshur kostume para luftës, duke reflektuar rolin e tij si kreu i shtetit, ai ka deklaruar se nuk do të kthehet ta bëjë këtë derisa lufta të përfundojë.