Një incident i pazakontë ka ndodhur në qytetin e Prizrenit.
Një qytetar është kapur nga kamerat e sigurisë duke e grisur librin e shenjtë, Kuranin.
Klan Maqedonia ka publikuar pamje, teksa vërehet një burrë tek afrohet afër një muri dhe vazhdon të grisë librin e shenjtë.
Ngjarja ka ndodhur në ditën e tretë të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke e bërë aktin edhe më të ndjeshëm për besimtarët myslimanë.
Veprime të tilla që konsiderohen si ngacmime ose alarme të qëllimshme fetare kanë shkaktuar përherë indinjatë tek besimtarët myslimanë.
Më poshtë mund të shihni pamjet.
https://www.facebook.com/share/v/1H5k9Ptmkw/?mibextid=wwXIfr