Qeveria e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, po pezullon përkohësisht ndihmën ushtarake për Ukrainën pas vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Trump e bëri të qartë se fokusi i tij ishte te paqja. Prandaj, ndihma do të pezullohet deri në njoftimin e mëtejshëm dhe do t’i nënshtrohet rishikimit” thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.
Urdhri do të hyjë në fuqi menjëherë dhe do të prekë armët dhe municionet me vlerë më shumë se një miliard dollarë amerikanë që janë tashmë në tranzit ose janë porositur.