I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për misione të veçanta, Richard Grenell nuk do të vijë këtë javë në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur në një deklaratë për Kanal10, Martin Vulaj, drejtor i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane.
Kanal10 gjatë kësaj periudhe është përpjekur ta konfirmojë informacionin për një vizitë të mundshme të Richard Grenellit në Prishtinë, megjithatë nga ajo që jo zyrtarisht ka mësuar mediumi, Grenell ka shumë angazhime me detyrat e reja, të cilat i ka marrë nga administrata Trump.
Kjo mund të jetë një arsye pse Grenell nuk do të vizitojë rajonin e Ballkanit gjatë kësaj periudhe kohore.