Një qytet i Kosovës pritet të shkojë në rinumërim. Kjo pasi Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dhënë urdhër që të rinumërohen të gjitha qendrat e vendvotimeve në komunën e Vushtrrisë.
Ky institucion ka pranuar ankesë nga një kandidate për deputete. Indeksonline mëson se bëhet fjalë për Rrezarta Krasniqin të LDK-së.
Kujtojmë se aktualisht po bëhet numërimi i votave me kusht.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nga numërimi i 44 vendvotimeve nga 56 në total, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 2.634 vota apo 40.21 për qind, pasuar nga Partia Demokratike me 1186 vota apo 18.11 për qind, Lidhja Demokratike me 887 vota apo 13.54 për qind.Koalicioni AAK-Nisma aktualisht ka 407 vota apo 6.21 për qind.