Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka falënderuar qytetarët për mbështetjen ndaj Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se kjo mbështetje është një konfirmim i fuqishëm i besimit të vazhdueshëm në punët e mira që janë nisur në vitin 2021, shkruan Arbresh.info.
Ajo shtoi se falë përkrahjes të gjitha gratë e e Lëvizjes, fituan mandatet pa pasur nevojën e kuotës gjinore.
“Faleminderit dhe u jam mirënjohëse për besimin që më keni dhënë në këtë proces zgjedhor. Padyshim që është një nder i jashtëzakonshëm, por gjithashtu një përgjegjësi edhe më e madhe.”, ka shkruar ajo.
“Mbështetjen dhe besimin që na keni dhënë, do t’ua kthejmë me punë të palodhur, angazhim maksimal dhe rezultate konkrete për të ardhmen tonë të përbashkët.”, tha mes të tjerash Haxhiu./Arbresh.info/