Kryenegociatori i Serbisë për dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq ka komentuar deklaratën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca se Lëvizja Vetëvendosje do që ta formojë qeverinë e re të vendit vetëm me pakicat joserbe.
Petkoviq tha se Konjufca me “të drejtë” e cilësoi Rashiqin si “joserb”.
Glauk Konjufca thotë se qeveria e dytë e Kurtit u formua me “pakicat joserbe” dhe se ky është sërish synimi i Kurtit”, shkroi Petkoviq në X.
“Për herë të parë, Konjufca ka të drejtë, pasi e ka cilësuar Rashiqin si përfaqësues joserb. Kurti e dinte mirë se çfarë po bënte kur, me votat e shqiptarëve, e futi Rashiqin me mashtrim në parlament!”, shtoi ai.