Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur sot në takim sportistin e talentuar të karatesë, Aid Curri, i cili së fundmi ka shënuar një sukses të madh e shumë të rëndësishëm në garat evropiane të karatesë, duke u renditur në vendin e tretë.
Në këtë takim, kryetari Bulliqi e uroi karateistin Curri për këtë arritje të madhe dhe përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në sportin ndërkombëtar të karatesë. Në shenjë vlerësimi për angazhimin dhe rezultatet e tij, kryetari Bulliqi i ndau një mirënjohje, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së sportistëve që me punën dhe talentin e tyre e ngrenë lart emrin e vendit.
Kryetari Bulliqi e përgëzoi për punën dhe angazhimin e tij edhe trajnerin e karatesë, Isak Curri i cili po bën punë të madhe në zhvillimin e talenteve në këtë fushë të sportit.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim
10.03.2025, Podujevë