Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, së bashku me me ambasadorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut po qëndron në një vizitë në Kosovë. Shefi i NATO-s Rutte është takuar me presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani.
Pas takimit në një konferencë për media e para e vendit, Vjosa Osmani u shpreh se për 25 vite Kosova është bërë shembull suksesi fal ndihmës nga ju. Ndërsa ka thënë se Kosova do të jetë aleat i besueshëm i NATO-s dhe se është koha që të jetë anëtare e saj.
Synimi jonë është antarësimi në Nato. Ky rajon s’duhet të ketë vakume të historisë. Ne do të punojmë çdo ditë për zhvillimin e Forcës së Sigurisë. Ne duhet të kemi bashkëpunim më të fortë me NATOn”, është shprehur Osmani.