Gjatë ditës së sotme, në Prishtinë priten erëra të forta deri në 32 km/h, raporton Gazeta Sinjali.
Lidhur me këtë, Komuna e Prishtinës ka apeluar që të shmanget qëndrimi pranë objekteve të larta, pemëve dhe strukturave të paqëndrueshme.
Po ashtu, komuna ka kërkuar nga qytetarët që të sigurohen se dritaret dhe dyert e shtëpive apo bizneseve janë mirë të mbyllura, duke shtuar edhe thirrjen për kujdes gjatë qarkullimit.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Sipas parashikimeve të motit, sot në Prishtinë priten erëra të forta deri në 32 km/h. Për sigurinë tuaj, ju lutemi:
Të shmangni qëndrimin pranë objekteve të larta, pemëve dhe strukturave të paqëndrueshme.
Të siguroheni që dritaret dhe dyert e shtëpive apo bizneseve tuaja janë mirë të mbyllura.
Të bëni kujdes gjatë qarkullimit.
Ju faleminderit për bashkëpunimin! Qëndroni të sigurt!