Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Podujevë, ku një person është therur me thikë pas një mosmarrëveshjeje, transmeton IndeksOnline.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar pasi ka sulmuar me thikë viktimën, gjithashtu mashkull kosovar. Autoritetet kanë sekuestruar mjetin e mprehtë të përdorur në sulm, ndërsa viktima ka marrë tretman mjekësor për plagët e marra.
I dyshuari, pas intervistimit nga organet e hetuesisë, është dërguar në mbajtje, ndërsa policia po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit./IndeksOnline/