Ish-presidenti Hashim Thaçi dje vizitoi babanë e tij në QKUK, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Michael Doyle, deklaroi për Klankosova.tv, se vizita u lejua për arsye humanitare.
Ndërkohë, ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, i ftuar në emisionin “Ora Shtatë” tha se presioni mediatik ishte vendimtar për realizimin e kësaj vizite.
Mediat e kanë kapur rastin dhe unë mendoj se kjo vizitë ndodhi falë presionit të tyre. Rasti humanitar ka mundur të realizohej edhe më herët, por duket se ata ndodheshin nën presion, sidomos pasi e vërteta për këto gjykata po del në pah. Këto gjykata kanë krijuar një terr informativ”, u shpreh Haradinaj.