Autobusët e linjës Podujevë – Prishtinë po vazhdojnë të qëndrojnë para komunës së Prishtinës në shenjë proteste nga pronarët e kompanive ndaj vendimit për mos lejimin e këtyre autobusëve që të hyjnë në territor të kryeqytetit.
Sikurse një ditë më parë edhe sot autobusët e kompanive të linjës Podujevë – Prishtinë janë gjobitur nga Policia e Kosovës. Madje, ata kanë kanë marrë secili nga tri gjoba.
Mentor Mustafa nga Shoqata e Transportit Podujevë – Prishtinë, në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se me këtë vendim të komunës kompanive u lejohet që autobusët t’i qojnë vetëm deri në Lebanë dhe në stacion të autobusëve në Prishtinë.
Mustafa ka thënë se Komuna e Prishtinës ka marrë vendim krye në vete pa konsultim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe ka marrë vendim që autobusët e Podujevës të mos hyjnë në territorit të Prishtinës më.