Policia e Kosovës sonte ka arrestuar pesë të dyshuar për përfshirje në një përleshje në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.
Sipas një njoftimi të Policisë, pesë persona kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
“Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes pesë persona janë lënduar dhe të njëjtit menjëherë kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka shoqëruar në stacion policor 5 persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast.”, ka bërë të ditur Policia
Njoftimi i Policisë
Sot rreth orës 20:00 është pranuar informata për një rrahje në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.
Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes pesë persona janë lënduar dhe të njëjtit menjëherë kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor .
Policia ka shoqëruar në stacion policor 5 persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast.
Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.