https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Nacionale merr vesh: Mbrëmë u takuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

Nacionale merr vesh: Mbrëmë u takuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku janë takuar mbrëmë, ka marrë vesh gazeta Nacionale nga burime të mirëinformuara.

Dy krerët e partive ish-opozitare, siç kemi kuptuar, kanë zhvilluar takim në frymë konstruktive.

Nuk dihet të jetë arritur ndofarë pajtimi, por se Hamza ka tash e mëse një muaj që e ka ftuar Abdixhikun për të parë modalitete të një qeverie të opozitës.

Kjo në skenarin – jo larg mendësh – kur Vetëvendosja, si e para në zgjedhje dhe kushtetuetshmërisht mandatare e parë për të formuar qeveri, dështon të krijojë shumicë parlamentare dhe të ndërtojë qeveri.

LDK e ka risjellë zotimin paralektoral se nuk bëhet pjesë e një qeverie ku s’e drejton vet ekzekutivin.

Hamza në “Debat Plus” ditëve të fundit as nuk pohoi as mohoi se do të jepej karshi një qëndrimi të tillë të LDK-së, por është shprehur thjesht se “nuk mbyll udhë”.

Abdixhiku, në anën tjetër, është shprehur, së paku publikisht, se nuk dëshiron të futet në qeveri “katër-pesë muajshe…tetë muajshe”.

Qëndrimin paszgjedhor LDK-ja e ka përshkruar si kategorikisht kundër një qeverieje afatshkurte.

“Pse duhet bërë qeveri deri në mars? Unë veç spo du me bë diçka që e penalizon LDK-në e më pas edhe Kosovën. Sepse afatshkurtja nuk të jep mundësi për punë”, tha Abdixhiku ditëve të fundit në “Rubikon”.

Atë çka kandidati i PDK-së, Bedri Hamza ditë më parë e dha sikur edhe qoftë “për një vit” mund të kryhen punë të ndjeshme si “rritja e rrogave, e pastaj shkojmë në zgjedhje, matemi”, Abdixhiku e kundërshtoi

“Nuk futem për tetë muaj, nuk futem në qeveri vetëm sa për t’i rritë disa rroga aty, edhe po shkojmë në zgjedhje”, tha ai.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Hamza në anën tjetër u duk t’i çojë porosi Abdixhikut, për të cilin tash e një muaj i ka bërë ftesë për të biseduar në skenarin e pamundësisë së Vetëvendosjes për të krijuar shumicë parlamentare dhe ndërtuar qeveri; rrjedhimisht në kalimin e mandatarit te partia e dytë.

“Nëse kjo nuk funksionon (atëherë) vjen te situata e tretë, që nuk është e mirë për vendin, jo e shëndetshme: zgjedhjet (e reja). Por, kur shkohet në zgjedhje ka përgjegjësi edhe adresë kush ka kontribu që vendi me shku në zgjedhje, që vendi mos m’e pas institucioneve, që me pas vakum institucional, mu prolongu çështjet”, tha Hamza.

Hamza ishte më mirëbesues se pse do të duhej të bëhej qeveri e re prej opozitës, qoftë edhe afatshkurte: kryhen do punë, dhe shkohet në zgjedhje. pastaj “matemi”, tha ai.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Qoftë brenda një viti, Hamza tha, mund të arrihen rezultate të ndjeshme.

“Jam i bindur që vitin e parë ato çka kam premtu një pjesë të rëndësishme të tyre janë të mundshme me u realizu: rritja e pagave, të pensioneve, krijimi i fondit shtetëror të bursave…përfundimi i disa projekteve kapitale dhe përgatitja e fillimti të disa të tjerave,

(Pas këtyre) Shkojmë bre edhe në zgjedhje, hajt edhe shkojmë në zgjedhe. Cila është alternativa. Kryjmë punë, shkojmë në zgjedhje, matëm”, tha Hamza.

Poste të ngjashme

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

24/12/2025, 9:50

Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e djeshme në Graqanicë, ku një këmbësor është goditur nga një veturë. Lajmi...

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

23/12/2025, 16:44

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrin e Punëve...

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

23/12/2025, 10:02

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DhTIK) ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me reduktimet e ashpra...

Zhduket 15-vjeçarja, babai raporton rastin në Polici

Zhduket një vajzë, policia nis hetimet

23/12/2025, 9:11

Një rast i zhdukjes së një personi është raportuar mbrëmjen e së hënës në Junik. Sipas raportit policor rreth orës...

“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

23/12/2025, 9:07

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e këngëtarit Shemi të Ilirëve. Sipas policisë, gjendja shëndetësore e tij...

Lajmi i fundit

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

24/12/2025, 9:50
Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

23/12/2025, 16:44
Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

23/12/2025, 10:02
Zhduket 15-vjeçarja, babai raporton rastin në Polici

Zhduket një vajzë, policia nis hetimet

23/12/2025, 9:11
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv