Ministrja e Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë Arbërie Nagavci ka njoftuar se tashmë është miratuar teksti mësimor : ‘’Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare’’, niveli III.
’Bashkë me ministren e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, nënshkruam vendimin e përbashkët për miratimin e tekstit mësimor “Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare” niveli III” duke kurorëzuar sukseshëm një punë të gjatë nga ekspertë dhe studiues të dy vendeve, të Kosovës dhe Shqipërisë. Jam e lumtur që finalizuam tekstet e reja për fëmijët tanë në mërgatë. Ofrimi i mësimit cilësor shqip për fëmijët tanë në mërgatë dhe forcimi i identitetit tonë kulturor përmes bashkëpunimit e iniciativave të përbashkëta, ka qenë prioritet i Qeverisë sonë’’, thuhet në njoftim.
Kosova dhe Shqipëria, bashkë për arsimin dhe të ardhmen, ka shkruar tutje Nagavci./Indeksonline/
Musliu: Ka ardhur koha që Kuvendi i Kosovës ta zhbëjë Gjykatën Speciale
Kandidatja për deputete e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale, e cila ka refuzuar kërkesën e...