Deputetja nga rradhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pasi Gjykata Speciale nuk ia ka mundësuar ish-presidentit Thaçi të marrë pjesë ne varrimin e babait të tij.
Musliu, përmes një postimi në facebook është shprehur se kjo nuk është drejtësi por një aktë i turpshëm.
Postimi i plotë: DHOMAT E POLITIZUARA të Kosovës në Hagë, edhe njëherë po demonstron forcën në vend të drejtësisë duke e penguar djalin të marrë pjesë në varrimin e babait të vet.
Kjo nuk është drejtësi, ky është një akt i turpshëm që dëshmon se sa larg mund të shkojë kjo gjykatë e cila po e turpëron drejrësinë në thelbin e saj.
Vendimi për mos ta sjellur Presidentin në varrim të babait të tij është edhe një provë shtesë se kjo gjykatë e turpit tonë kolektiv po abuzon me çdo vlerë njerëzore.