Drejtoria e Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit organizoi një takim informues me qytetarë për të diskutuar për Planin Zhvillimor Komunal, e ku qëllimi i takimit ishte informimi për rëndësinë e këtij dokumenti strategjik dhe procesi i pasurimit të tij me kontributin e qyetarëve.
Në takimin informues mori pjesë edhe Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, i cili foli për rëndësinë e Planit Zhvillimor Komunal si udhërrëfyes kryesor për zhvillimin e Komunës për 8 vjetët e ardhshëm (2026-2034). Ai theksoi se ky plan është strategjik i cili do të orientojë investimet dhe projektet në të ardhshem, duke inkurajuar të gjithë të pranishmit të kontribuojnë me sugjerime dhe ide, të cilat mund ta pasurojnë dokumentin dhe të reflektojnë në nevojat e komunitetit.
Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Liridon Gashi, bëri prezantimin profesional të planit, duke përfshirë edhe aspektet ligjore që e shoqërojnë atë.
Pas prezantimeve, qytetarët pjesëmarrës diskutuan rreth dokumentit, duke ofruar komente dhe sugjerime konstruktive.
18.03.2025, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim