https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Avokati i Popullit për rastin e Thaçit: Specialja veproi në kundërshtim me dinjitetin dhe të drejtat e njeriut

Avokati i Popullit për rastin e Thaçit: Specialja veproi në kundërshtim me dinjitetin dhe të drejtat e njeriut

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, e ka quajtur shkelje të të drejtave të njeriut dhe cenim të dinjitetit të drejtësisë humane, refuzimin që Gjykata Speciale ia bëri Hashim Thaçit për të ardhur në Kosovë për varrimin e babait.

Thaçit për dy herë iu refuzua ardhja në Kosovë edhe kur babanë e kishte në gjendje të rëndë shëndetësore, përderisa ende nuk ka përgjigje për kërkesën që ai e bëri për të ardhur në varrim.

Avokati i Popullit në Kosovë, ka deklaruar se në raste kur të akuzuarit humbin familjarët, atyre duhet t’u garantohet e drejta për të marrë pjesë në ceremoninë mortore.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Në kuadër të respektimit të të drejtave themelore përfshihet edhe e drejta për jetë familjare dhe kontakt me botën e jashtme. Kufizimi i kontakteve me familjen duhet të jetë i justifikuar vetëm në raste të domosdoshme dhe nuk duhet të përdoret si një mjet ndëshkues. Veçanërisht në rastet e humbjes së një anëtari të ngushtë të familjes, të paraburgosurve duhet t’u garantohet e drejta për të marrë pjesë në ceremoninë mortore ose për të pasur një vizitë të veçantë familjare. Refuzimi i pajustifikuar i këtyre kërkesave është në kundërshtim me parimet e dinjitetit dhe drejtësisë humane”, ka thënë Qelaj për Nacionalen.

https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/

“Po ashtu, dinjiteti i të paraburgosurve duhet të mbrohet në çdo fazë të procesit, përfshirë kushtet e mbajtjes dhe trajtimin e tyre nga autoritetet. Çdo formë trajtimi çnjerëzor apo degradues është e papranueshme dhe përbën shkelje të të drejtave themelore të njeriut”, tha ai më tutje.

ADVERTISEMENT

Avokati i Popullit ka bërë të ditur se gjatë tërë kohës, ka ngritur shqetësimet për trajtimin që po u bëhet të akuzuarve në Gjykatën Speciale.

Avokati i Popullit në vijimësi ka shprehur shqetësimin e tij për nevojën e garantimit të trajtimit me dinjitet dhe human të të akuzuarve dhe të paraburgosurve në procesin penal, veçanërisht në Dhomat e Specializuara. Respektimi i të drejtave të akuzuarve në procedurën penale është një detyrim kushtetues dhe ligjor që duhet të përmbushet nga të gjitha institucionet e drejtësisë që veprojnë në Republikën e Kosovës”, tha avokati Qelaj.

“Për Avokatin e Popullit, çdo autoritet i drejtësisë ka për obligim të respektojë trajtimin me dinjitetdhe të garantojë mbrojtjen e të drejtave themelore të të paraburgosurve. Në këtë kontekst, rithekson rëndësinë e respektimit të parimit të prezumimit të pafajësisë, sipas të cilit asnjë person i akuzuar nuk duhet të trajtohet si fajtor përpara një vendimi të formës së prerë nga gjykata”, tha ai më tutje.

Duke qenë se ish-udhëheqësit e UÇK-së janë në paraburgim për 4 vjet e gjysmë, avokati Qelaj thotë se zgjatja e tepërt e kësaj mase, nuk duhet të përdoret si presion apo ndëshkim.

“Paraburgimi duhet të përdoret vetëm si një masë e fundit dhe nuk duhet të shndërrohet në një formë ndëshkimi të parakohshëm. Për më tepër, tej zgjatja e paraburgimit cenon të gjitha këto të drejta dhe e deformon qëllimin e kësaj mase, e cila duhet të shërbejë vetëm për sigurimin e procedurës dhe jo të përdoret si një formë dënimi të fshehtë. Prandaj, gjykatat duhet të sigurojnë që çdo masë paraburgimi të rishikohet rregullisht dhe të mos përdoret si mjet presioni apo ndëshkimi”, ka thënë Qelaj.

Avokati i Popullit kohë më parë kishte realizuar vizitë në Hagë, dhe me t’u kthyer kishte evidentuar shumë probleme në aspektin e të drejtave të njeriut, dhe formën e trajtimit në Gjykatën Speciale.

Post Views: 120

Poste të ngjashme

Rama: Jemi duke e bërë një robot që do të ndërtojë tulla

Rama: Jemi duke e bërë një robot që do të ndërtojë tulla

09/05/2025, 13:35

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se janë duke e bërë një robot në Prishtinë që do...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Disa të mitur therën me thikë në qendër të Podujevës, Policia rrethon vendin e ngjarjes (Foto)

09/05/2025, 13:13

Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e së premtes në qendër të Podujevës, ku disa të mitur janë therur...

Presidentja thotë se KFOR’i, Policia dhe gazetarët u sulmuan me urdhër të Vuçiqit

Osmani ftohet nga presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore me 21-22 maj

09/05/2025, 12:47

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Zvicër më 21-22 maj, me ftesë të Presidentes...

Dështim i seancës së sotme, Kuvendi del me njoftim

Dështim i seancës së sotme, Kuvendi del me njoftim

09/05/2025, 12:12

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se seanca e 13-të konstituive e mbajtur sot është ndërprerë për shkak të mungesës së...

Yamal zbulon çfarë ha para çdo ndeshjeje të rëndësishme, ushqimi është gjithmonë saktësisht i njëjtë

Yamal zbulon çfarë ha para çdo ndeshjeje të rëndësishme, ushqimi është gjithmonë saktësisht i njëjtë

09/05/2025, 11:45

Lamine Yamal, edhe pse ende nuk ka mbushur moshën madhore, është tashmë një nga futbollistët më të spikatur në botë,...

Lajmi i fundit

Rama: Jemi duke e bërë një robot që do të ndërtojë tulla

Rama: Jemi duke e bërë një robot që do të ndërtojë tulla

09/05/2025, 13:35
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Disa të mitur therën me thikë në qendër të Podujevës, Policia rrethon vendin e ngjarjes (Foto)

09/05/2025, 13:13
Presidentja thotë se KFOR’i, Policia dhe gazetarët u sulmuan me urdhër të Vuçiqit

Osmani ftohet nga presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore me 21-22 maj

09/05/2025, 12:47
Dështim i seancës së sotme, Kuvendi del me njoftim

Dështim i seancës së sotme, Kuvendi del me njoftim

09/05/2025, 12:12
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv