Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pasi vendosi kurorë me lule mbi varrin e babait të tij në Burojë, është kthyer në shtëpi për të ngushëlluar familjarët.
Burime të IndeksOnlinet bëjnë të ditur se në dhomë bashkë me Thaçin ndodhen nëna, gruaja dhe kunata e tij. Takimi pritet të zgjasë dy orë, pas së cilës ai do të largohet nga aty. Vizita e tij në Kosovë do të vazhdojë edhe nesër, por jo në Burojë.
Masat e sigurisë janë maksimale, ndërsa ende nuk dihet koha e saktë se kur Thaçi do të niset për në Hagë.
Kujtojmë se Gjykata Speciale nuk i dha leje Thaçit të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij, por pas tre ditësh ai u lejua të vizitojë varrin.
Ekipi i IndeksOnline ndodhet në Burojë për ta përcjellë nga afër vizitën e Thaçit.
Vetëvendojse dërgon ankesë në Supreme, për votat e LDK-së nga posta
Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme në lidhje me procesin zgjedhor të votave të ardhura me postë, derisa...