Analisti Dibran Hoxha, sot ka zhvilluar një aksion simbolik rreth shtrenjtimit të rrymës, ndaj kryetarit të ZRRE-së, Ymerr Fejzullahu, shkruan Gazeta Express.
Hoxha gjatë këtij aksioni, e ka goditur Fejzullahun me një torte ku shkruhej ‘‘15%’’, duke iu referuar kështu kërkesës së ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike në 15 për qind.
15% nuk kalon! No pasarán! Pas kërkesave të shumta nga qytetarët, kemi vendosur ta “ëmbëlsojmë” kryetarin e ZRrE-së me 15%. Zotni Ymerit i pëlqejnë tortat me pronarët e KEDS-it, ndaj sigurisht që duhet t’i pëlqejnë edhe tortat e qytetarëve. Urime!’’, shkruhet në postim. /GazetaExpress