Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt të këtij viti.
Kreshnik Radoniqi ka shpallur rezultatet përfundimtare të partive politike në Kosovë, duke theksuar përqindjet përkatëse:
Lëvizja Vetëvendosje: 42.30%
Partia Demokratike e Kosovës (PDK): 20.90%
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): 18.27%
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe NISMA: 7.06%
Lista Serbe: 4.26%.