Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, mori pjesë në një panel të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), së bashku me kryetarë të tjerë komunash, ku u prezantua fletënotimi mjedisor i komunave. Ky raport vlerëson realizimin e premtimeve zgjedhore të komunave në fushën e mjedisit.
Gjatë këtij takimi, Bulliqi theksoi se Komuna e Podujevës ka shënuar një avancim të dukshëm në fushën e mbrojtjes së mjedisit, duke realizuar projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e tij. Ai gjithashtu foli për rëndësinë e impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura, duke i cilësuar këto projekte si kyçe për mbrojtjen e lumenjve dhe ruajtjen e mjedisit.
Komuna e Podujevës do të vazhdojë të angazhohet në projekte që sjellin zhvillim të qëndrueshëm dhe cilësi më të mirë jete për qytetarët.