Propozimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike ka ngjallur reagime të ashpra nga qytetarët, ndërsa vendimi pritet të merret të sot, raporton Gazeta Sinjali.
Me fillim nga ora 10:00, më 11 prill, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji do të mbajë seancën e tretë për këtë vit, ku në rend dite është shqyrtimi i propozimit për shtrenjtim të energjisë elektrike për 15 për qind.
Sipas njoftimit të ZRRE-së, përveç miratimit të procesverbalit nga seanca e kaluar, Bordi do të shqyrtojë edhe të hyrat e lejuara maksimale për operatorët energjetikë.
E ndërkohë që autoritetet përgatiten për marrjen e këtij vendimi, qytetarët janë mobilizuar për të kundërshtuar rritjen e çmimit.
Me fillim nga ora 12:00 të së njëjtës ditë, është paralajmëruar protesta e dytë e qytetarëve kundër këtij propozimi, pas një vale të gjerë reagimesh në rrjete sociale, ku janë shënuar qindra komente kundërshtuese.