Policia e Kosovës e ka arrestuar një të dyshuar për “shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje” për rastin e gruas e cila vdiq të premten pasi ra nga kati i shtatë i një ndërtese në Prishtinë.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga kati i shtatë i ndërtesës. Një person mashkull kosovar është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Koha