Ministrja në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, ndodhet në Luksemburg ku po merr pjesë në një darkë pune me homologët e saj nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe ato të Ballkanit Perëndimor, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo ngjarje organizohet në kuadër të takimeve të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së dhe ka në fokus bashkëpunimin rajonal dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.