Më 14 prill, ditë e hëne, nga ora 12:30 do të vendoset gurthemeli për ndërtimin e çerdhes në fshatin Gllamnik. Çerdhja do të ndërtohet në oborrin e shkollës “Kongresi i Manastirit” në Gllamnik.
Në ceremoninë e vendosjes së gurit themeltar për çerdhen e re do të marrin pjesë: Ministrja e Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Inovacionit znj.Arbërie Nagavci, Kryetari i Komunës Shpejtim Bulliqi dhe zyrtarë nga niveli qendror dhe lokal.
Ftohen banorët e Gllamnikut të marrin pjesë!
13.04.2025, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim