Hykmete Bajrami është emëruar shefe e re e Grupit Parlamentar të LDK-së.
Kështu bëri të ditur kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku gjatë hyrjes në sallën e Kuvendit të Kosovës.
Ndërkaq Bajrami bëri edhe deklarimin e parë si shefe e deputetëve të LDK-së, lidhur me konstituimin e Kuvendit.
“Grupi parlamentar nuk ka ndryshuar qëndrim. Ne nuk do ta votojmë kryetarin e Kuvendit. E nëse LVV ka propozim për kryetarin e Kuvendit ata duhet ti kenë edhe votat”, tha Bajrami.