Përdorimi i drogës është bërë një dukuri që po vazhdon të rritet dita ditës në Kosovë, pasi pothuajse çdo ditë raportohet për raste kur persona kapen duke bërë shitblerje ose duke konsumuar drogë, shkruan Gazeta Sinjali.
Por, këtë herë me drogë është kapur një profesor i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Gazeta Sinjali, rasti ka ndodh dje, derisa policia ka ndaluar një person të dyshuar dhe i ka konfiskuar një sasi droge.
Mësohet se Policia atij i ka gjetur 9.4 gramë marihuanë në veturë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent.