Mbrëmja e djeshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishte një festë e paharrueshme! Dasma e Eglit dhe Gjestit në BB VIP Albania mblodhi yjet por një emër që mori gjithë vëmendjen ishte Loredana, e cila jo vetëm që u shfaq në event, por bëri edhe një deklaratë zemre që ka trazuar rrjetin!
Ndoshta nuk isha e zonja me fjalët, por thellë brenda shpirtit doja dhe dua të shpreh shumë,” – shkruan ajo, teksa rrëfen se BB VIP e ka rritur emocionalisht dhe shpirtërisht.
Me sinqeritet, Loredana falënderoi publikun për dashurinë dhe mbështetjen që ka marrë jashtë shtëpisë.
Por ajo që ka bërë bujë të madhe është zgjedhja e saj për të marrë pjesë në dasmë, që për shumë u pa si një deklaratë e qartë: ajo ka zgjedhur anën e Gjestit, duke hequr dorë nga Jozi pas incidentit të bujshëm mes tyre.
“Unë shkova në dasmë, e para për të treguar Lorin zemërbardhë, me etikë dhe e dyta se çdo veprim ka një arsye brenda meje. Dua të më kuptoni” – shkruan ajo, duke nënkuptuar se pas çdo gjesti të saj qëndron një vendim i menduar.
Një gjë është e sigurt – Lori nuk ndalet dhe premton se do të vazhdojë të jetë versioni më i mirë i vetes së saj!