Ashtu siç e parasheh rregulloja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, seanca konstituive ka duhet të mbahet më së largu 48 orë pas dështimit fillestar për t’u konstituuar legjislatura e re.
Përmes një postimi në Facebook, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, publikisht ka ftuar deputetët e certifikuar të partisë së tij të jenë prezent në seancën e nesërme.
“Njëkohësisht, ftojmë kabinetin qeveritar, që pretendojnë se janë dorëhequr por ende, dhe paradoksalisht, mbajnë mbledhje qeveritare dhe marrin vendime, të dorëhiqen dhe këto dorëheqje t’i deponojnë te organet e Kuvendit të Kosovës. Të tjerët anëtarë të Qeverisë që s’janë apo s’duan të betohen si deputetë, vazhdojnë punën në Qeveri; deri në zgjedhjen e qeverisë së re”, shkroi Abdixhiku.
Ky është postimi i plotë i tij:
LDK-ja i fton të gjithë deputetët e certifikuar dhe të gjitha partitë parlamentare, të jenë prezent në këtë seancë.
Njëkohësisht, ftojmë kabinetin qeveritar, që pretendojnë se janë dorëhequr por ende, dhe paradoksalisht, mbajnë mbledhje qeveritare dhe marrin vendime, të dorëhiqen dhe këto dorëheqje t’i deponojnë te organet e Kuvendit të Kosovës. Të tjerët anëtarë të Qeverisë që s’janë apo s’duan të betohen si deputetë, vazhdojnë punën në Qeveri; deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.
Betimi i deputetëve ndodhë!
Kushtetuta mbrohet!
Shteti funksionon!
Logjika dhe demokracia triumfojnë!
Zvarritjet e tjera janë veçse kalkulime politike me qëllim të dëmtimit të shtetit, demokracisë dhe rendit kushtetues!
Nesër, nga ora 10:00, mblidhemi në seancë.
Le të kuptohen qartë bllokuesit institucional e mosrespektuesit e Rregullores, Ligjit e vet Kushtetutës!