Gjatë vizitës në shtetin e Iowa-s, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka zhvilluar një takim me z. Scott Grimes, kryetar i komunitetit të Distriktit të Shkollave në Ames, znj. Katrina Hardin Williams, anëtare e stafit akademik në shkollën e mesme “Ames Middle School”, si dhe Dr. Jeff Hawkins, asistent i kryetarit.
Në këtë takim u diskutua mundësia e krijimit të një programi pilot për shkëmbimin e 3 deri në 5 nxënës apo studentë ndërmjet institucioneve arsimore të Podujevës dhe atyre në Ames. Palët u shprehën të gatshme që ky bashkëpunim, në të ardhmen, të zgjerohet edhe me shkëmbim të stafit arsimor dhe projekte të përbashkëta edukative.
Kjo iniciativë përbën një hap të rëndësishëm drejt krijimit të lidhjeve të qëndrueshme dhe përvojave ndërkombëtare për nxënësit dhe mësimdhënësit nga Podujeva, me synim avancimin e cilësisë në arsim dhe hapjen e mundësive të reja për bashkëpunim ndërkombëtar.