120 deputetë të pranishëm në sallën e Kuvendit kanë votuar pro që Komisioni i njëjtë të jetë ai që do të përpilojë raportin e ri.
Komisioni ka gjysmë orë kohë për përpilimin e tij.
“Konstatojmë se 120 deputetë të gjithë janë për Komisionin e njëjtë, lus anëtarët e Komisionit për 30 minuta të mblidhen dhe të përpilojnë raportin e ri të Komisionit për verifikimin e mandateve dhe të kuorumit”, tha kryesuesi Avni Dehari.