Shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se partia e saj do të bëjë kallëzime penale për veprimet e kryeministrit dhe ministrave të Lëvizjes Vetëvendosje pas certifikimit, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas Bajramit, anëtarët e Qeverisë që janë zgjedhur deputet, sipas Ligjit do të duhej të jepnin dorëheqje një ditë para certifikimit të rezultateve zgjedhore.
Nga data 27 mars, qytetarë të thjeshtë kanë marrë vendimet në ndërtesat e qeverisë së RKS-së dhe LDK fillimisht do të bëjë kallëzim penal, e pastaj do të shohim hapat edhe për në Kushtetuese”, ka deklaruar Bajrami.
Ajo theksoi se LDK nuk do të votojë për asnjë kandidat të VV-së.