Kryetari i NISMA-së, Fatmir Limaj, është deklaruar për media pas përfundimit të Kuvendit.
Limaj, është shprehur se tani Kosova i ka parlamentët dhe deputetët ndërsa shtoj se tani duhet të punojë fort për ligje të reja.
“Sot është bërë një hap i rëndësishëm udhëtimin e këtij e komisionit, sepse me të vërtetë ishte një ndërpreje apsurde që ka ndodhur që dy ditë.Tani më na jemi deputetë. Dhe shpresojë të gjithë bashkë me tema racionale të punojmë fort për ligje të mira e ligje të reja.Tani më Kosova i ka parlamentët dhe deputetët dhe do të gjejmë rrugë për hapa të tjerë”, është shprehur Limaj.
Limaj nuk dha sqarime se pse ka abstenaur në votimin e Albulena Haxhiut si kryetare të Kuvendit. Ai shkurt ka thënë se “e drejta ime për të abstenuar”./IndeksOnline/