Një përleshje e rrezikshme ka ndodhur mbrëmë në fshatin Dumnicë të Podujevës, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit.
Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se të dyshuarit A.T. (rreth 26-vjeçar), F.T. (rreth 23-vjeçar), G.A. (rreth 50-vjeçar) dhe I.A. (rreth 27-vjeçar) janë arrestuar pas intervenimit të Policisë, ku është sekuestruar një armë automatike AK-47, një karikator, 11 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe tri gëzhoja.
Të dyshuarit janë trajtuar në spital, por fatmirësisht nuk kanë lëndime serioze dhe gjenden jashtë rrezikut për jetë.
Pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës dhe në konsultim me Prokurorinë, është vendosur që për njërin nga të dyshuarit të iniciohet procedurë për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa për dy të tjerë është iniciuar rasti për “Lëndim i lehtë trupor”.
Të gjithë të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes.
Hetimet lidhur me këtë ngjarje janë duke vazhduar./GazetaSinjali