Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka vazhduar kritikat ndaj VV-së, e cila nuk po e tërheq kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.
Pas ndërprerjes së seancës, Bajrami ka thënë se VV-ja e ka marrë peng Kuvendin e Kosovës.
Ajo ka bërë me dije se kjo po iu kushton qytetarëve të Kosovës.
Pengmarrja e institucioneve nga ana e Vetëvendosjes po iu kushton qytetarëve. Ata përballen me probleme të ndryshme e ato si adreson askush. Na vjen keq që në bazë të rezultatit dhe vullnetit tonë jemi pjesë e Kuvendit, por pa dashje jemi pjesë e këtij teatri që tashmë po besoj është bërë mjaft për secilin qytetar të Kosovës”, ka thënë Bajrami.