Në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forumin për Siguri Globale në Doha, ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ka zhvilluar një takim me ministrin e Sirisë për Emergjenca dhe Menaxhim të Fatkeqësive, Raed al-Saleh.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ish-ministri i jashtëm i Kosovës, deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj e cilësoi takimin si konstruktiv dhe të rëndësishëm, duke theksuar nevojën për forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me vendet e Lindjes së Mesme.
Edhe një takim konstruktiv dhe i rëndësishëm sot në Doha, me ministrin e Sirisë të Emergjencave dhe Menaxhimit të Fatkeqësive, Raed al-Saleh. Jam shumë krenar që kam mbështetur publikisht opozitën siriane në luftën e tyre kundër regjimit të Asadit! Njohja ndërkombëtare e vendit tonë mbetet prioritet i imi i pandalshëm, ashtu si edhe forcimi i marrëdhënieve me vendet e Lindjes së Mesme. Andaj, tani më shumë se kurrë është momenti i duhur që Siria të njohë pavarësinë e Kosovës.”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai u shpreh i vendosur për të vazhduar përpjekjet drejt njohjes së mëtejshme ndërkombëtare të shtetit të Kosovës.