https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e ushtrisë serbe, diskutohet stabiliteti i rajonit

Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e ushtrisë serbe, diskutohet stabiliteti i rajonit

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, është takuar sot me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq.

Pas takimit, Barduani ka deklaruar se bashkë me Mojsiloviqin, ndanë pikëpamje mbi situatën e sigurisë dhe bënë një vlerësim të përpjekjeve të tyre përkatëse.

Ai tha se KFOR ka një bashkëpunim të gjatë me forcat e armatosura serbe dhe se si komandant qëndron i përkushtuar plotësisht për të vazhduar bashkëpunimin, dialogun dhe për të ndarë informacione për përfitime të përbashkëta, meqë këto janë çelësi për stabilitetin e rajonit.

Po ashtu i pari i misionit të Nato-s në Kosovë, u takua edhe me përfaqësuesit e QUINT-it në Beograd.
Gjeneral Major Barduani u takua gjithashtu me përfaqësuesit diplomatikë të Francës (Pierre Cochard), Gjermanisë (Carsten Meyer-Wiefhousen), Italisë (Luca Gori), Mbretërisë së Bashkuar (Edward Ferguson) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (Alexander Titolo) në Serbi në një takim të Grupit QUINT, në të cilin mori pjesë edhe Shefi i Delegacionit të BE-së në Serbi (Ambasadori Emanuele Giaufret). Ai i informoi ata mbi aktivitetet e KFOR-it dhe mbi bashkëpunimin e vendosur të misionit me Komunitetin Ndërkombëtar, duke përfshirë edhe mbështetjen e palëkundur për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Këto takime ishin pjesë e ndërveprimeve të rregullta të Komandantit të KFOR-it me homologët e tij kryesorë në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

Poste të ngjashme

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

04/02/2026, 16:08

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar ndryshime në kabinetin e qeverisë “Kurti 3” në raport me emrat që i...

Shkëputet vinçi, lëndohen dy punëtorë të ndërtimtarisë

Suspendohen nga puna dy kirurgët që u rrahën ditë më parë në QKUK

04/02/2026, 12:42

Janë suspenduar nga puna me nga gjashtë muaj dhe pa pagesë dy kirurgët që u rrahën më 26 janar  në...

Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

04/02/2026, 10:57

Gëzim Plakolli, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, ka njoftuar se për shkak të mosrespektimit të...

Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44

Vullnet Bugaqku nga KDI ka deklaruar se thirrja e seancës konstituive të Kuvendit varet nga afatet ligjore pas vendimit të...

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

03/02/2026, 20:34

Policia e Kosovës ka konfirmuar se biznesmeni kosovar Valon Ademi dhe Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol...

Lajmi i fundit

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

04/02/2026, 16:08
Shkëputet vinçi, lëndohen dy punëtorë të ndërtimtarisë

Suspendohen nga puna dy kirurgët që u rrahën ditë më parë në QKUK

04/02/2026, 12:42
Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

04/02/2026, 10:57
Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv