Zëdhënësi i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, tha se është e pavërtetë të thuhet se në Kosovë nuk ka liri të shprehjes.
Ai tha se me gjetjet e raportit të Reporterëve pa Kufij po “çuditen” personat që kanë dhënë përgjigje para përpilimit të tij.
Pra, raporti flet për Kosovën sikur kanë folur këta të Kosovës. Duke dashur ta godasin Qeverinë përmes raporteve, në fakt janë duke dalë edhe më joseriozë”, shkroi ai në Facebook.
“Liria, mendimi, liria e mendimit, shprehja, asnjëherë nuk janë ndalur e as s’mund të ndalen. Por, gënjeshtra ka kosto, nëse jo përmes normash, atëherë me humbje kredibiliteti. Dhe për këtë kanë përgjegjësi këta që sot po ‘çuditen’”, shtoi ai.







