Lidhja Demokratike e Kosovës në një konferencë për media ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me rezultatet e Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit 2025 të publikuar nga organizata Reporterët pa Kufij.
Deputeti Armend Zemaj gjatë konferencës tha se ky degradim i lirisë së shtypit lidhet drejtpërdrejt me qasjen e Qeverisë Kurti ndaj mediave. ‘’Përgati katër vjet, pushteti i Albin Kurtit ka sulmuar gazetarët, ka denigruar mediat kritike dhe ka tentuar të heshtë fjalën e lirë.
Gazetarët janë etiketuar madje si “bashkëpunëtorë të Serbisë”, si dhe janë përballur me padi strategjike (SLAPP), kërcënime, bojkote e fyerje të përditshme. Kjo qasje armiqësore ka krijuarnjë klimë ku institucionet nuk hezitojnë të ushtrojnë trysnindaj mediave të pavarura: kujtojmë tentativat për të mbyllurtelevizionin kritik Klan Kosova, sulmet fizike ndaj gazetarëvedhe kërcënimet e vazhdueshme në rrjete sociale’’, ka thënë Zemaj.
Tutje LDK ka dalur me disa masa të propozuara për të ndaluar këtë rrëshqitje të rrezikshme, siç janë: depolitizimi i KPM-së, hartimi i legjislacionit të ri që rregullon mediet, depolitizimi i bordit dhe menaxhmentit të RTK-së, mbështetja financiare e transmetuesit publik, ashpërsimi i dënimeve për sulmuesit e gazetarëve, inkurajimi dhe përkrahja e gazetarisë hulumtuese.