https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Partitë minoritare e quajtën LDK-në parti shoviniste, reagon ashpër Lumir Abdixhiku

LDK-së i shtohen tetë nëndegë në kryeqytet, Abdixhiku: Shenjë e një ndryshimi të madh që po vjen
ADVERTISEMENT

Lumir Abdixhiku ka reaguar ndaj deklaratave të partive minoritare të cilat u hatruan me pretendimet se LDK nuk i ka përmendur në propozimin për qeverinë e tranzicionit.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Madje në një reagim, partitë minoritare e quajtën LDK-në si parti shoviniste.

Abdixhiku ka publikuar tekstin e letrës ku thotë se kanë qenë të cekur në ftesë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Keqardhje për keqpërdorimin qe po u bëhet disa partive minoritare mbi propozimin tonë të fundit. Instrumentalizimi i tyre në përpjekjen e zgjidhjes politike e parlamentare, lë shenjë të rëndë në përfaqësimin e pakicave në Kosovë dhe marrëdhëniet e tyre me partitë shqiptare.
Të painteresuar me përmbajtje por fatkeqësisht të interesuar në kopjimin e gjuhës fyese të polarizuesve, tre përfaqësues minoritarë, anëtarë të kabinetit qeveritarë në detyrë, mbajtën sot Konferencë ku akuzuan LDK-në se nuk i ka përfshirë në propozimin tranzitor. Disa shkuan aq larg sa që për herë të parë në historinë e Republikës së Kosovës, e quajtën Lidhjen Demokratike – parti shoviniste.
Ky qëndrim, kopjim i dëmshëm i urrejtjes së panevojshme, është instrumentalizim i ulët i përfaqësuesve të komuniteteve që sot duhet të kenë përfaqësim dinjitoz me të gjitha partitë parlamentare shqiptare.
Mbi të gjitha, të jesh shqiptar nuk është krim. Të kërkosh bashkim ndër-shqiptar nuk është krim. Të kërkosh unitet politik brenda shqiptarëve nuk është krim. Bashkëpunimi politik ndërshqiptar është mision politik i Lidhjes Demokratike të Kosovës, që nga viti 1989 e deri më sot.
Ç’është e vërteta, në 17 vite shtet, dakordimi mes partive shqiptare ka qenë parakusht i përfshirjes së mëpasshme minoritare; përfshirje e garantuar me Kushtetutë. Me Kushtetutën e hartuar nga LDK. Gjersa fatkeqësisht, për herë të parë në historinë shtetare, përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë mbajnë anë partiake. Jo vetëm anë, por renditen në vargun e gjatë të akuzave kundër një partie shqiptare, madje në këtë legjislacion, dhe ndaj vullnetit të shumicës parlamentare shqiptare të përfaqësuar me 52 deputetë.
Një qasje e tillë është e dëmshme dhe për komunitetet jo shumicë, dhe për demokracinë parlamentare.
Për të gjithë me interes, sidomos për bashkëqytetarët tanë të nderuar nga komunitetet jo shumicë ja dhe teksti i plotë i letrës, që fatkeqësisht refuzohet të lexohet qëllimisht nga përfaqësuesit e juaj parlamnetar:
“Qeveria Nacionale e Tranzicionit, e formuar nga të gjitha partitë shqiptare dhe, në përputhje me dispozitat kushtetuese, EDHE NGA PËRFAQËSUES TË PARTIVE TË KOMUNITETEVE JOSHUMICË, do të ketë afat të caktuar (deri në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri), qëllime të qarta politike dhe ekzekutive, program dhe agjendë ekzekutive të dakorduar, si dhe kryeministër dhe kabinet përfaqësues dhe unifikues” shkruan Abdixhiku në reagim./Indeksonline/

Poste të ngjashme

Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

03/02/2026, 9:29

Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka autorizuar Policinë që të nis mbledhjen e provave lidhur me dyshimet për numërimin e...

Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

Kjo është drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Podujevë

03/02/2026, 9:24

  Valbona Ibishi-Azemi emërohet Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, e ka emëruar Valbona Ibishi – Azemin drejtoreshë në Drejtorinë për...

Pas konferncës për media të Hysenit të LDK-së, reagon LVV-ja në Podujevë

LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë

02/02/2026, 21:37

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur të prishë koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) në Komunën e Mitrovicës së...

Tahiri i përgjigjet Kurtit: Të dalë në zgjedhje nëse ia mban, e di që e ka humbur fuqinë politike

Besnik Tahiri: Po të ishte president Ramush Haradinaj të gjithë kishëm flejtë rehat, do të konsultohemi me PDK e LDK

02/02/2026, 18:43

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në një intervistë direkte për emisionin Frontal në T7, deklaroi se...

Dallaveret me vota në Podujevë, prokuroria autorizon policinë për nisje hetimesh

Dallaveret me vota në Podujevë, prokuroria autorizon policinë për nisje hetimesh

02/02/2026, 10:50

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se ka autorizuar Policinë e Kosovës, më saktë, Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve...

Lajmi i fundit

Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

03/02/2026, 9:29
Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

Kjo është drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Podujevë

03/02/2026, 9:24
Pas konferncës për media të Hysenit të LDK-së, reagon LVV-ja në Podujevë

LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë

02/02/2026, 21:37
Tahiri i përgjigjet Kurtit: Të dalë në zgjedhje nëse ia mban, e di që e ka humbur fuqinë politike

Besnik Tahiri: Po të ishte president Ramush Haradinaj të gjithë kishëm flejtë rehat, do të konsultohemi me PDK e LDK

02/02/2026, 18:43
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv