Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në pjesën veriore të vendit.
Këtë herë u bastis një objekt që ishte përballë objektit të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut.
Në këtë aksion janë zbuluar tre raketa hedhës krahu (zolla), dy helmeta balistike ushtarake, dy çanta ushtarake, një antiplumb dhe një gazmaskë.
Kështu bëri të ditur Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ai u shpreh se terrorizmi i sponsorizuar nga Serbia nuk kanë dhe nuk do të kenë më vend në Kosovë./Indeksonline/